Ikja

E ardhmja do të ikë
E di
Ma lehtë, ma vështirë
Me luajt nga vendi
A vendin me luajt
Hap udhë
Ditën, natën
Luani tek ti
Deri sa të shuhet
Vetëm një e di
Të ndjek
Ta shuaj shpirtin
E një populli
Çka ka mbet'
Në atdhe të vet.
Kush i prekë ëndrrat
E fëmijëve
Ka prekë fundin e vet.

Shpirt pa atdhe
Mund të ketë
E di
A mund të ketë.
Atdhe pa shpirt?
.

.



Tmerri i lirisë

Tmerr
Të mos e shohësh lirinë

Siç është.



Tmerri i lirisë është

Të kesh sytë në ballë

Në mes

Të mirës e të keqes

Të mundesh me zgjedh

Të mundesh

Të mos mundesh

Me ja lanë fajin

Askujt

Për zgjedhjen e bërë.



Tmerri i lirisë është

Ta shohim

Siç jemi.


Harresa


A foli Noli

I pari

Nga të gjithë

Tradhëtine

Më së lehti e harron

Shqiptari.


Tradhtari më i madh

Dihet

Është Ai

Që nuk zihet.



Noli nuk foli

As i pari

As i fundit.

Fjala e parë

 

Tulipanët
Na kujtojnë Holandën.




Serbia?
Na kujton e përkujton
Gjenocidin
Me kama
Si duar të zgjatura
Më të gjata se nata.
Na kujton
Srebernicën
Drenicën...
Fjalën më të rëndë në tokë
Që të djeg gjuhën
Që të djeg shpirtin
'Krvoločnost'
Dehjen me gjak njeriu
Që i rjep për së gjalli
Derisa të shuaj çdo filiz
Çdo kalli.

Gjaku i tjetrit
Në duar të saj
Na kujton
Botën
Në të cilën rron!




P.S.

Me bekimin e kryetarit, Aleksandar Vučiq, Serbia përcjell me nderime shtetërore e ushtarake dhe admirim te popullit serb  ish komandantin e vet Ratko Mladiq, të njohur si “Kasapi i Bosnjes”, të dënuar nga Gjykata e Hagës me burg të përjetshëm për gjenocid e krime kundër njerëzimit.

E di

E di

A nuk e di që unë e di,

A nuk e di që unë e di që ti e di,

A nuk e di që unë e di që ti e di që unë e di,

Emrin e ri

Të rrugës së vjetër

Në Beligrad,

Emrin e zi.

Madness(Marrëzi)

Is it madness
To deal
With the madman
When the madman
Deals with you?

Don't ask her
She will reveal herself.

For she is the spiritual daughter
of the Devil.
Nothing else matters.

Glory to Madness.

Until it loves its own children
more than it hates
Albanians,
Serbia
will find
neither peace with itself,
nor peace with others.

It is not madness
to deal with madman
when the madman
comes after you,
seeking
to erase you
from the face
of the earth.




P.S. A response to the statement by Serbian Minister Snežana Paunović that, had she been in Slobodan Milošević's position in 1998, she would have "ethnically cleansed Kosovo”.





Ludilo (Marrëzi)



Da li je ludost
baviti se ludakom
kad se ludak
bavi tobom?

Ne pitaj je
Sama će ti pokazati

Jer je duhovna kći
Ðavola.
Sve drugo je nevažno.

Slava ludosti.

Dok ne zavoli svoju decu
više nego što mrzi
Albance,
Srbija
neće pronaći
ni mir sa sobom,
ni mir sa drugima.

Nije ludost
baviti se ludakom
kad se ludak
bavi tobom,
kad ludak hoće,
ni manje ni više
sa lica zemlje.
da te izbriše.

P. S. Reakcija na izjavu ministarke Srbije Snežane Paunović da bi, da je bila na mestu Slobodana Miloševića 1998. godine, „etnički očistila Kosovo“.