Tmerri i lirisë
Tmerr
Të mos e shohësh lirinë
Siç është.
Tmerri i lirisë është
Të kesh sytë në ballë
Në mes
Të mirës e të keqes
Të mundesh me zgjedh
Të mundesh
Të mos mundesh
Me ja lanë fajin
Askujt
Për zgjedhjen e bërë.
Tmerri i lirisë është
Ta shohim
Siç jemi.