Drita

Drita e zërit na zgjoi
Që menatë
Gjithçka shihet
Si është me u ngritë
Pa një lule
Poetit të varur në shesh
Që lëkundej në erë
Si është me u ngritë
Mbi veten duke shkelë
Pa u skuqë
Pa u zverdhë
Ngritët lartë
Në majë
Piramida e pluhurit
Të bardhë
Fillon me u shpërbë
Nga e vërteta
Që nuk mund të durojë më
Nga njerëzit e padukshem
Nga njerëzit e pa zë,
Nga zogjtë
Që nuk duan të fluturojnë
Mbi re me u tretë
Duan diellin me rrënjë
Në atdheun e vet.

Narcisi
Pa maskë do bjerë
A do e njohë
Fytyrën e vet
Po ta shohë
Ndonjëherë.

Sa më lartë të ngritet
Mbi vehten duke shkelë
Do bjerë
Aq më rëndë do bjerë.

Leave a Reply