Fjala e parë

 

Tulipanët
Na kujtojnë Holandën.




Serbia?
Na kujton e përkujton
Gjenocidin
Me kama
Si duar të zgjatura
Më të gjata se nata.
Na kujton
Srebernicën
Drenicën...
Fjalën më të rëndë në tokë
Që të djeg gjuhën
Që të djeg shpirtin
'Krvoločnost'
Dehjen me gjak njeriu
Që i rjep për së gjalli
Derisa të shuaj çdo filiz
Çdo kalli.

Gjaku i tjetrit
Në duar të saj
Na kujton
Botën
Në të cilën rron!




P.S.

Me bekimin e kryetarit, Aleksandar Vučiq, Serbia përcjell me nderime shtetërore e ushtarake dhe admirim te popullit serb  ish komandantin e vet Ratko Mladiq, të njohur si “Kasapi i Bosnjes”, të dënuar nga Gjykata e Hagës me burg të përjetshëm për gjenocid e krime kundër njerëzimit.

Leave a Reply