Ndarja

Për J. e B. Gërvalla dhe K.Zeka

I ndanë

Bijtë e atdheut

Që së bashku ranë.

 

Kush i ndau të rënët

Do t’i bashkojë të gjallët

Kur të mos mbetet askush

Askush ndër ne

As për be!

Motra humbi të vëllanë

Kushtuar Enver Malokut
(E vranë më  11 Janar 1999)

Zgjohu  Enver
Zgjohu vëlla
Zgjohu e shih 
Kush ka ardhë
Me të pa 
Profesor Agani
Vet i njëqindëti
Të nderon mbi kry’
Me dorë në zemër
E lot të ngrirë në sy
Vëlla më i miri i motrës
Vëlla.

Motra qan e qan
E qan vendin, e qan  vëllanë
U dogj për fjalët
Që dritën e panë
Çdo dritë një dhëmbje
Një dhëmbje mbanë.

Motra qan
Qan e qan
Bashkë me qiellin
Loti s’pranë
Për vëllanë që ja vranë. 

Zini ujkun

Serbi

Zini ujkun

Totemin e rrejshëm

Ma mirë vonë se kurrë

Zini ujkun e zi

Shpëto

Shpëto njeri

Para se të të përbijë

Errësira

Errësira jote

Para se të të përbijë.