Udha e madhe
E zu
Hijen që i rrëmben ëndrrat
Nuk lidhet për fjalë
Të veta
Nuk di të dëgjojë,
Kush nuk di ta dëgjojë veten,
Nuk di t'i dëgjojë as të tjerët.
Nuk ndalet,
Ta lëshojmë
Nuk po na lëshon.
Si t’ia bëjmë,
Nga vetja ta shpëtojmë
Të parin që nuk e di
Çka është me qenë njeri,
Dhembjen e tjetrit
Të veten me e ndi’.
Si ta shpëtojmë
Këtë të gjorë,
Mos me na mbetë në dorë.