Danubi i kuq

Kolon në kolonë
Shkoni kah keni ardhë
Të gjunjëzoheni nga frika
Para totemit tuaj
Të fundit e të parë.

Udhës
Mos pini ujë nga toka
Ujë mos pini
Nëse nuk keni ma etje
Të pini gjak
Shqiptar
Që rrjedh nga dhembja
E fëmijëve
Nga frigoriferi i mbytur
Në Danubin e kuq
Që dridhej e dridhej
Nuk ka mundur ta përbijë,
Nuk ka mundur ta fsheh krimin,
Më të tmerrshëm se tmerri,
Që i zuri frymën,
E i mbet në fyt,
Më nuk mundi të qetësohej
Humbi besimin në njeri.
Rrjedh nga sytë e kaltër
Të vashave
Te lidhura me gur rreth qafe
Hedhur në bunar
Mbyt, për së gjalli mbyt,
Veç pse ishin shqiptarë.

Sa vështirë me folë!

Mos pini ujë nga toka
Një herë ju thash,
Se bëheni me gjak
Ka të ngjarë
Të hani njeri-tjetrin
Si ujqit
Mjafton një njollë e kuqe
Në fytyrën e tjetrit
Për ta parë.
Sa vështirë me folë,
Dhe kujt po i flas!? 

2 thoughts on “Danubi i kuq

  1. Refren shumë i fuqishëm : Sa vështirë me folë , 

                                                Po kujt po i flas!? Sent from Yahoo Mail for iPhone

    Like

  2. Shuuuume e fuqishme poezia, Bab! Te lumte. Hyna ne internet me lexu cka ka ndodh ne Danub ne 1999 se e kisha harru kete pjese te tragjedise se shqiptareve…

    Like

Leave a reply to selami shabani Cancel reply