Plaka ime Çeli sytë edhe njëherë Po na vjen Penelopa me Odisenë.
Po vjen nga deti i Homerit Me këndu me ne A me na marrë me vete Në këngën e përjetshme Për jetë e vdekje.
Penelopë, Në sytë e trishtuar nga pritja Kujtimi ndizet lehtë Si yll që digjet vet Sa here dëgjon një zë A një fjalë që thërret.
Me sy e pashë Penelopën dhe Odisenë Mbështjellë me pëlhurë të hollë Endur me ar Po, po, Penelopën dhe Odisenë ballë për ballë Në gjuhën e të parëve Tek flisnin me mall.
Me mall fliste Penelopa e kohës sime E për çka nuk fliste Si poeti për dhembjen Dhe aktronte në Olimp Mbi një gur Shndriste si nur.
Penelopë e durimit Me fatin e shkruar vet Prite një jetë, Prite Me lot të fshehtë Pa e thanë një fjalë Hedhur në det.
Penelopa me Odisenë Bashkë u banë Të gjitha i thanë. Vëlla Bekim i bekuar Në mes-jetën tonë U pamë Nuk do të vdes Pa e thënë një fjalë Bota le ta di Jam Irenë Leleku Shqiptare jam Si ti.