Zonjë e madhe Me vdekjen më afër se këmisha E grisur në trup, Qan me ngashërim Deri në kup të qiellit, Filistinë qaj edhe për mu' Nuk e thashë një fjalë nga ferri Me t'shpëtu'.
Nuk ka fjalë Që e mban dhembjen tënde.
Ditën për diell Në çdo hap bie një nënë, Në çdo hap një fëmijë bie Me shikim kah qielli, Pas tij bie edhe një tjetër, Edhe një... Edhe një... Përbindëshat nuk fshihen më, E thanë, "Të gjithë... të shkojnë në hanë" Deri në frymën e fundit. - Fryma e fundit e njerëzimit!
Filistinë, qaj edhe për mu', Nuk e thashë një fjalë Nga ferri me t'shpëtu'.
Nuk ka fjalë që nuk thyhet Nga pesha, Si një fije bari, te këmbët E dhembjes sate, E të mos ngritet përsëri.
Qielli mbi kokë Ndal frymën, Dritën në fund të syve Me t'shpëtu Filistinë, Ti shtrijë duart nga këtu.