Kryq e tërthor i rashë Shqipërisë ta gjeja një njeri që kërkoja që ruan kthjelltësinë e krojeve e krenarinë e majave, nuk qëllon në ballë njeriu që do të ngrihet mbi vetveten, për inat nuk bëhet Dri që ndan përgjysmë edhe trupin e tij.
E di pse këndon qyqja!
Është mirë të dihet kush është më i vjetër se historia, Lekën e Madh kush e lindi Shën Hjeronimi ynë Krishterimit udhë i hapi në Iliri Te-Deumin e meshës së të dielës kush e shkroi, Gonxhja çeli, u lut dhe shkoi, Për Prishtinën koha është ta kuptojmë atë që dimë, ku jemi nisur pse nuk mbërrijmë, Për Vlorën, kush e preu orēn, Mbi Prishtinë cilët shtinë, Currit jetën kush ia curroi, Gurakuqit ballin kush ja skuqi...
E di pse këndon qyqja
Përderisa vetë ta qëllojmë njeriun që Dora e zezë e huqi përderisa nuk e largojmë urrejtjen me dashuri nga shpirti a të bëhemi tok, a të bëhemi tokë!